Shala: Tradicionalisht kundërshtar kryesor politik e kemi PDK-në, nga 6 tetori Vjosa kryeministre

Aktuale

Shala: Tradicionalisht kundërshtar kryesor politik e kemi PDK-në, nga 6 tetori Vjosa kryeministre

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 22:25
Kujtim Shala

Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është shprehur i bindur se pas zgjedhjeve të 6 tetorit kandidatja për kryeministre e këtij subjekti, do të marrë timonin e drejtueses së Qeverisë së ardhshme.

”Vjosa Osmani është një përfaqësuese politike por nga 6 tetori ajo do të jetë Kryeministre e Kosovës. Është e lidhur me partinë, politikisht, e lidhur pasi përfaqëson edhe politikisht LDK-në”.

”Nëse lexojmë me kujdes Kushtetutën tonë, kryeministër është shef i shtetit. Kjo do të thotë që kryeministrja e vendit do të ushtrojë funksionin e saj në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit”.

”Programi i Qeverisë së re të Kosovës do të ketë qëndrime themelore të LDK-së si qëndrime bazike”.

Shala në Zonën Zgjedhore foli edhe për koalicionet e mundshme paszgjedhore, ndërsa përmendi që kundërshtar politik tradicional e kanë Partinë Demokratike të Kosovës.

”Ne e kemi tradicionalisht kundërshtar politik kryesor PDK-në. Paradoksalisht ne kemi bashkëpunuar më së shumti institucionalisht me kundërshtarin tonë tradicional”.

Por a ka ndonjë mundësi që LDK pas ditës së zgjedhjeve të ketë bashkëpunim me ndonjë subjekt?

”Paradoksalisht mund të ngjajë që pas 6 tetorit të kemi një partner paszgjedhor që sot është kundërshtar i yni, Vetëvendosja. Jemi në një rrafsh paradoksesh”.

”Çështjet e programit janë çështjet e punës. E derisa garon në program je në lojë në të.  S’do të punojë për ne por do të punojmë bashkë”.

”Duhet të bashkëpunojmë mbi bazën e programit. Partneri s’do të bashkëpunojë për  ne por do të punojë për bazën e programit. Nyja e problemit me PDK-në është e vitit 2017-të. Ne kemi pranuar idetë dhe qëndrimet qoftë dhe votat kundër pa asnjë problem”.

”Se si zgjedhim si të sillemi individualisht se kemi atë problem. Kjo mungesë e besimit në këtë brez politik pa brezin tonë do ta shoqërojmë deri në fund”.

”S’është problem i madh prishja e një partneriteti por humbja e besimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat