Ramush Haradinaj: Qasja e Lëvizjes Vetëvendosje është komuniste

Aktuale

Ramush Haradinaj: Qasja e Lëvizjes Vetëvendosje është komuniste

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 22:35
Ramush Haradinaj

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, është i ftuar në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Haradinaj ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Qasja e Lëvizjes Vetëvendosje është komuniste”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai ka folur edhe për planin ekonomik të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nëse i sheh pikëpamjet ekonomike të Albin Kurtit duket sikur ato janë të kohëve të kahershme dhe jo të kohëve tona”, ka shtuar ai.

Tutje ai ka folur edhe për kandidaten për kryeministre nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani.

“Vjosa ka sjellë një risi në këto zgjedhje. Por të jemi real ato gjëra që po premton ajo nuk janë reale. Ajo po thotë se do çkapë vetë shtetin, ndërsa vetë LDK bën pjesë në kapjen e shtetit”, shpjegoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat