Ahmeti: S’ka reciprocitet, Kurti e Osmani mos ta arsyetojnë heqjen e taksës me këtë

Aktuale

Ahmeti: S’ka reciprocitet, Kurti e Osmani mos ta arsyetojnë heqjen e taksës me këtë

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 00:33
Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti nga Partia Social Demokrate, sonte në Interaktiv ka thënë se Albin Kurti e Vjosa Osmani duan ta heqin taksën me arsyetimin e reciprocietit me Serbinë.

‘’LDK e ka pranu me Zajednicë e krejt. E ka pasë rastin me i pranu. Vjosa ka thënë me e heqë taksën. Albini po. Serbia na pengon në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare dhe cdo ditë lobon kundër njohjes së Kosovës. Këtu s’ka reciprocitet. Nuk do të thotë masat të njëjta që mi ka bë, me ia bë’’, ka thënë Ahmeti.

‘’Mos ta fshehin heqjen e taksës pro një politike që quhet reciprocitet’’.

‘’Partitë do të detyrohen që ta bëjnë një përpjekje serioze për dialog dhe seriozitetin më të madh për këtë e ka AAK-PSD’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat