Thaçi pret Dakën e KQZ-së: Besoj se zgjedhjet do të jenë të lira

Aktuale

Thaçi pret Dakën e KQZ-së: Besoj se zgjedhjet do të jenë të lira

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 11:06
Thaçi pret Dakën e KQZ-së: Besoj se zgjedhjet do të jenë të lira

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka pritur në takim kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën.

Thaçi përmes Facebook-ut  ka shkruar se zgjedhjet parlamentare do të jenë të lira dhe fer.

“Me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka biseduam për rrjedhat e deritashme të procesit zgjedhor dhe shprehëm besimin se zgjedhjet parlamentare do të jenë të lira, fer dhe gjithëpërfshirëse”

Ai ka falënderuar Dakën për përgatitjen e suksesshme të zgjedhjeve.

“Falënderova kryetaren Daka dhe KQZ-në për përgatitjen e suksesshme të zgjedhjeve me bindjen se edhe kësaj here qytetarët dhe subjektet politike do ta dëshmojnë pjekurinë e tyre”, ka shkruar Thaçi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat