Çoviq: Elita e re e Kosovës, distancim nga krimi – LDK sipas hulumtimi ka 29% me tendencë rritje

Aktuale

Çoviq: Elita e re e Kosovës, distancim nga krimi – LDK sipas hulumtimi ka 29% me tendencë rritje

Nga: F.B Më: 4 tetor 2019 Në ora: 13:26
Nebojsha Çoviq

Ish-shefi i qendrës koordinuese për Kosovë Nebojsha Çoviq ka theksuar se zgjedhjet  që do të mbahen me 6 tetor paraqesin hapje për elitën e re politike në Kosovë, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Ai ka vlerësuar se prognoza e BBC është reale dhe se në Parlamentin e Kosovës do të hyjnë katër subjekte Lidhja Demokratike e Kosovës e Isa Mustafës, Vetëvendosja e Albin Kurtit, Partia Demokratike e Hashim Thaçit dhe Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës e Ramush Haradinaj.

"Isa Mustafa sipas hulumtimeve të opinionit do të ketë 29 për qind me tendencën e rritjes së mëtutjeshme. Vetëvendosja do të fitoj 24 dhe 25 , ndërsa të tjerët me poshtë, ku AA e Haradinajt do fitoj 13 deri 14 për qind” ka thënë Çoviq duke shtuar se zgjedhjet që do mbahen me 6 tetor paraqesin hapjen e elitës së re politike në Kosovë.

"Mendoj se zgjedhjet janë menduar nga ana e disa strukturave ndërkombëtare si hapje e elitës së re politike në Kosovë. Elita e re në kuptimin e distancimit të plotë nga rrethet e krimit dhe kriminalitetit të luftës."

Në pyetjen a është mundur kjo të ndodhë në Kosovë diçka e tillë, Çoviq ka thënë po është.

"Isa Mustafa, sa dij unë nuk i ka duart e përlyera. Është diçka tjetër çka ata ideologjikisht mendojnë” ka thënë Çoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat