“Nasim Haradinaj, milioneri i pasluftës është çua peshë”

Aktuale

“Nasim Haradinaj, milioneri i pasluftës është çua peshë”

Nga: N.Sh Më: 4 tetor 2019 Në ora: 13:43
Nasim Haradinaj

Kryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj është kritikuar jashtëzakonisht shumë pas emisionit të mbrëmshëm ku ishte pjesëmarrës së bashku me Gani Gecin, Daut Haradinajn dhe Milaim Zekën.

Pa dyshim që, aty ku është Gani Geci dhe Nasim Haradinaj bëhet një debat i ashpër, e kjo ashpërsi e debatit nuk i pëlqeu shumë Dautit, i cili e kritikoi disa herë Nasimin.

Në këtë debat, ndodhi edhe një gjë e pazakontë. Nasimi me emocionet e tepruara të tij, e theu xhamin mbi tavolinë.

E për këtë sjellje të tij, ka reaguar edhe profesor dr. Binak Maxharraj, i cili pohon se, ai është çua peshë, pasi e ka një siklet të madh.

Madje, Maxharraj e quan Nasim Haradinajn edhe milioner të pasluftës.

“Nasim Haradinaj është i njohur për skandale. Ka marrë turr, është quar peshë, e ka një siklet të madh në shpirt.

Grushtin e ka te fortë si çekiq, ai e theu edhe tavolinën ne studion e TV Dukagjini e bani copa copa. Me siguri që e ka pas një zor, po ky njeri ka harruar se zori nuk shtyhet më gjoks e grushta, i duhet me e përdorë më shumë mendjen.

Mbetet që TV Dukagjini të ia dërgoi faturën për pagesën e tavolinës, ka para mjaftë është milioner i pasluftës”, ka thënë profesor dr. Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat