Rashiq: Beogradi ka vetëm interesa financiare në Kosovë

Aktuale

Rashiq: Beogradi ka vetëm interesa financiare në Kosovë

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 15:28
Nenad Rashiq

Nenad Rashiq, është kandidat për kryeministër nga radhët e koalicionit “Sloboda”, e cila ka vetëm shtatë kandidat për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Nenad Rashiq, është bartësi i listës së këtij koalicioni dhe është politikani i parë dhe i vetëm serb që ka shpallur kandidaturën për kryeministër të vendit.

Rashiq, ka folur për kërcënimet, shantazhet dhe politikat që i përdor Beogradi zyrtar ndaj serbëve të Kosovës, po ashtu ka folur edhe për dialogun, ndryshimin e kufijve si dhe për koalicionet e mundshme me partitë politike shqiptare në Kosovë.

Rashiq, ka thënë se pavarësisht se ai personalisht në mënyrë direkte akoma nuk ka marrë asnjë kërcënim, por janë anëtarët dhe simpatizantët e koalicionit “Liria” që kanë marrë kërcënime dhe vazhdojnë të marrin e të shantazhohen në mënyra të ndryshme nga Lista Serbe.

Ai ka thënë se pavarësisht kësaj, organet e drejtësisë kosovare nuk janë duke i marrë me prioritet këto kërcënime e shantazhe dhe në këtë mënyrë, ai ka kërkuar që policia t’i përshpejtojë investigimet.

“Kërcënimet nuk janë direkt në emrin tim. Askush nuk më ka thirr duke më treguar se unë jam në rrezik apo diçka e tillë, por kërcënimet janë në nivelin e përgjithshëm. Do të thotë, çdo qytetar që takohet për shembull me mua ose vjen në zyrat tona, thirret pastaj menjëherë që të shpjegoj së pari, nuk është mirë për ty me shku atje, do të të ndodhë kjo, e ke vëllanë, e ki motrën, punon dikë në institucionet, do të të largojmë prej punës etj, etj. Këto kërcënime janë qysh prej ditës së parë kur kryeministri ka dhënë dorëheqje, ka filluar ajo metodologjia e  cila nuk është e re, e cila po implementohet dhe ky është procesi i tretë nëse nuk gaboj e cila të them ashtu na është bërë një praktikë të ndodhë një gjë e tillë. Por çka është evidente është se çdo herë e më shumë është duke u bërë më brutale. Një fushatë kërcënimesh, shantazhesh dhe nganjëherë dhunë fizike, është më brutale e më brutale dhe që na tregon se kjo nuk ka ndalesë dhe nuk ka kurrfarë sigurie se cilido prej nesh nëse merret me politikë mund të ketë pasoja dhe në fund të fundit e dini edhe ju vet se Ivanoviq ka humbur jetën për shkak të ideve politike. Prandaj te ne edhe pse unë e kam shumë vështirë ta shpjegoj pavarësisht se po e përsëris, por te ju shqiptarët nuk e kuptoni thellësinë e radikalizmit ose thellësinë e një agresioni që po ushtrohet ndaj nesh dhe fatkeqësisht kjo na sjell në një pozitë ku, besomëni që jam shumë i shqetësuar për aktivitetet, jo aktiviteteve të tyre sepse prej radikalistëve nuk mund të pres diçka tjetër, por jam i dëshpëruar me institucionet e Kosovës, me një ngadalësi të tyre duke vepruar në drejtimin e duhur. Kështu që me të vërtetë shumë pak njerëz do të mbesin që të jenë në një aspekt demokratik që të shikojnë dhe veprojnë brenda demokracisë kosovare. Nuk do të jetë e lehtë definitivisht, por më në fund vetëm kam shpresë që të mos ndodhë diçka e keqe. “Kërcënimet nuk janë direkt në emrin tim. Askush nuk më ka thirr duke më treguar se unë jam në rrezik apo diçka e tillë, por kërcënimet janë në nivelin e përgjithshëm. Do të thotë, çdo qytetar që takohet për shembull me mua ose vjen në zyrat tona, thirret pastaj menjëherë që të shpjegoj së pari, nuk është mirë për ty me shku atje, do të të ndodhë kjo kjo, e ke vëllanë, e ki motrën, punon dikun në institucionet, do të të largojmë prej punës etj, etj. Këto kërcënime janë qysh prej ditës së parë kur kryeministri ka dhënë dorëheqje, ka filluar ajo metodologjia e  cila nuk është e re, e cila po implementohet dhe ky është procesi i tretë nëse nuk gaboj e cila të them ashtu na është bërë një praktikë të ndodhë një gjë e tillë. Por çka është evidente është se çdo herë e më shumë është duke u bërë më brutale. Një fushatë kërcënimesh, shantazhesh dhe nganjëherë dhunë fizike, është më brutale e më brutale dhe që na tregon se kjo nuk ka ndalesë dhe nuk ka kurrfarë sigurie se cilido prej nesh nëse merret me politikë mund të ketë pasoja dhe në fund të fundit e dini edhe ju vet se Ivanoviq ka humbur jetën për shkak të ideve politike. Prandaj te ne edhe pse unë e kam shumë vështirë ta shpjegoj pavarësisht se po e përsëris, por te ju shqiptarët nuk e kuptoni thellësinë e radikalizmit ose thellësinë e një agresioni që po ushtrohet ndaj nesh dhe fatkeqësisht kjo na sjell në një pozitë ku, besomëni që jam shumë i shqetësuar për aktivitetet, jo aktiviteteve të tyre sepse prej radikalistëve nuk mund të pres diçka tjetër, por jam i dëshpëruar me institucionet e Kosovës, me një ngadalësi të tyre duke vepruar në drejtimin e duhur. Kështu që me të vërtetë shumë pak njerëz do të mbesin që të jenë në një aspekt demokratik që të shikojnë dhe veprojnë brenda demokracisë kosovare. Nuk do të jetë e lehtë definitivisht, por më në fund vetëm kam shpresë që të mos ndodhë diçka e keqe. Sikurse që keni mundur ta shikoni edhe sot një mënyrë duhet të them të pakulturuar që të ftojnë votuesit të cilët nuk jetojnë këtu që të vinë gjithqysh në Kosovë dhe të votojnë, pavarësisht vendimit të KQZ-së. Kjo  definistivish, unë kam humbur çdo shpresë që këto zgjedhje mund të jo demokratike sepse nuk janë demokratike për ne serbët e Kosovës, por që kam humbur shpresë që do të jenë normale. Bile deri diku ka pasur shanse që të jenë normale, por tash gjithqysh vetëm dëshirojmë që ta përfundojmë këtë proces dhe të shpëtojnë krejt anëtarët tonë. Sepse me të vërtetë krejt këto ndikime, gjuha e urrejtjes zakonisht është një parathënie e keqe e cila do të mund të rezultonte me diçka që askush prej nesh nuk do ta dëshironte”, ka deklaruar Rashiq.

Rashiq ka thënë se për shkak të këtyre kërcënimeve e shantazheve, frikësohet se mund të ndodhë e njëjta gjë siç ka ndodhur me politikan e ndjerë serb, Oliver Ivanoviq, i cili është vrarë para zyrës së partisë së tij.

Sipas tij, kërcënimet dhe zhantazhet ndaj simpatizantëve të tyre që po bëhen nga ana e Listës Serbe dhe mos reagimi i institucioneve kosovare me kohë, është humbja më e madhe për koalicionin “Liria”.

Ai thotë se për shkak të frikës dhe mosreagimit të institucioneve kosovare, qytetarët serbë po detyrohen që në mënyrë të dhunshme ta pronojnë mentalitetin e readikalizmit që e jep Lista Serbe.

“Unë kam qenë në fazën e tretë të kërcënimeve. Kështu që së pari kanë filluar me SLS-në, zotëri Petroviqin, pastaj me Jabllanoviqin prej Leposaviqit dhe unë të them ashtu kam qenë në nivelin e tretë në fund. Sikurse që tash, tash intensifikuar krejt kapacitetet dhe tash jam unë për shembull armiku numër një në tavolinat e Beogradit. Unë e di që së pari pasojat i ka pasur SLS-ja dhe Jabllanoviqi dhe aty që i kanë përjashtuar njerëzit prej punës dhe janë kërcënuar me veprime direkte dhe indirekte përmes familjes dhe e di që ata kanë reaguar menjëherë duke rrumbullakuar e grumbulluar të dhëna, prova të cilat i kanë çuar në polici në vende të ndryshme. Fatkeqësisht nuk kam vërejtur që ka pasur një interes në reagimin e shpejt. Tek dje për shembull kam qenë së bashku më zotëri Petroviqin dhe e kanë ftuar për rastin e parë që e ka paraqitur para 1 muaji e 10-15 dite. Do të thotë në mënyrë shumë të ngadaltë po shkojnë këto investigime dhe hetime. Kështu që unë deri në momentin kur erdh edhe presioni tek ne, shumica e njerëzve janë frikësuar me ato veprime të para ndaj SLS-së ose Jabllanoviqit ashtu qëne kemi mbetur pa dëshmi konkrete. Ku kemi pasur suspendime por pa dokumente, sepse drejtori vetëm i tregon se jeni suspenduar por pa u treguar dokumentet, pa u nënshkruar ato suspendime, kështu që ne kemi mbetur pa prova të cilat kanë qenë të kapshme. Nga ana tjetër, të tjerët të cilët kanë pasur probleme unë i kam lutur që ta bëjnë vetëm nga një deklaratë në polici, por asnjë prej tyre nuk ka dashur sepse duke e shikuar përvojat të cilët kanë pasur të tjetër të cilët kanë qenë të përjashtuar prej punës e kanë pranuar se kërcënimi është “OK” dhe normale dhe është heshtur deri sa të kalojnë zgjedhjet dhe kaq. Prandaj po ju tregoj se shikojmë se çfarë po bëhet me lëndët të cilët i kanë krijuar partitë e tjera, shpresoj që do të veprohet në mënyrën ligjore. Te ne nuk ka, tash për momentin nuk kemi prova sepse siç ju thashë, bashkëpunëtorët e mi ose aktivistët kanë qenë shumë të frikësuar që të japin deklarata për shkak të eksperiencës që kanë pasur partitë tjera. Prandaj, mund të drejtohet pa dëshmi në veçanti në këtë rast që zgjatë një muaj e gjysmë presioni dhe me të vërtetë janë shumë më pak kohë dhe gjasa që të gjendet një dëshmi valide. Dhe kjo duke e ditur në veçanti që ky është procesi i tretë i kërcënimeve, paramendoni si po ndihen ata që kanë qenë të kërcënuar herën e parë. Që do të thotë se çdo prej atyre personave ka humbur shpresë që drejtësia do të bëj diçka në drejtim të mbrojtjes së tyre dhe ashtu më mirë ka mbet dhe e kanë lënë dhe kanë thënë “Ok”, në rregull nuk votojë për “Slobodën”, votojë për “Srbskan”, dhe kaq. Dhe kjo është humbja më e madhe që ai mentalitet si të them, mentaliteti i radikalizmit që të jetë i aprovuar apo pranuar sikur të jetë gjë normale. Dhe kjo vetë nuk është normale që të pranohet radikalizmi si mënyra e marrjes me politikë”, u shpreh Rashiq.

Por pavarësisht të gjithë kësaj situate, Rashiq thotë se ka mbështetjen e qytetarëve shqiptar, por edhe të ndërkombëtarëve. Mirëpo, ai thotë se çdo gjë do të shihet pas 6 tetorit.

“Unë herë pas herë kam përkrahje morale prej shqiptarëve dhe t’ju them të vërtetën kjo po më inkurajon shumë kur të them kushtimisht gjërat e vogla si për shembull në mes të Prishtinës takohem me një pensionist ose ndonjë shqiptar me të cilin nuk njihemi hiq, por ai më tregon për shembull shumë mirë je duke bërë, të kam këqyr shumë, faleminderit besojmë që je i mirë e i mençur e gjëra të tilla. Dhe kjo më inkurajon si njeri sepse ne jemi të kujdesemi për njëri-tjetrin çdo kohë deri sa mendojmë për shoqëri në tërësi, jo për vete por, unë duhet të mendoj edhe për ju edhe për të tjerët. Kjo është një karakteristikë në botën moderne e cila ka vlera morale dhe unë jam ai që ende besoj se kjo duhet të jetë një element i cili duhet të fuqizohet në Kosovë dhe po e potencoj e ndoshta i keni përcjellur deklaratat e mia që ne së pari e kemi vlera morale të cilat janë në nivelin e lartë të profesionalizmit dhe biografinë me të cilat unë besoj se kemi treguar se jemi të barabartë që të gjithë sikurse unë jam përpjekur shumë që të tregoj një stil të ri ose të besoj në një demokraci për të gjithë, një demokraci evropiane. Dhe është simptomatike se nëse shkoni në Evropë, në çdo vend atje keni më shumë gjuhë, secili prej atyre e flet gjuhën e vet, por krejt njejtë kuptohen mes veti. Kjo është vlera që neve duam ta imponojmë këtu në Kosovë dhe unë e di që nuk ka me qenë lehtë por, sido qoftë kësaj radhe po ju them sinqerisht se te serbët është një situatë kaq abormale që unë jam drejtuar edhe me spotin edhe tek shqiptarët sepse prapë mendoj se ndoshta është koha që ta testojmë demokracinë kosovare se a ka hapësir për një hap përtej të një tradite, standardi i cili ndoshta është vetëm psikologjik ose jo. Sido qoftë, kam marrë mbështetje të madhe morale prej ndërkombëtarëve të cilët më kanë inkurajuar se ky me të vërtetë është një test i mirë dhe ata shpresojnë se do të kemi suksese. Por sido që të jetë, të dielën mbetet të shihet se nëse mund ta mbërrij mesazhin deri te shqiptarët, shpresoj që ndoshta do të kemi edhe suksese”, është deklaruar Rashiq.

Por në rast se koalicioni “Liria”, arrin të bëhet pjesë e Qeverisë së ardhshme, Rashiq ka thënë se do të angazhohet fuqishëm që edhe të jenë pjesë e dialogut, por edhe të fuqizojnë pozicionin e serbëve brenda institucioneve.

“Unë po potencoj prej fillimit së pari inspektimi i vlerave morale, çka do të thotë kjo, nuk ka gënjeshtra prej një politikani të jemi të sinqertë, nuk ka korrupsion, krime krejt këto gjëra dukuri negative të cilat me thënë të drejtën na dëmtojnë shumë. Kam premtuar një institucionalizim ku serbët e Kosovës, serbët autentik të Kosovës do të thotë lokal do të fuqizohen dhe do të jenë faktor brenda institucioneve. Sepse deri më tash në çdo moment sikur që e kemi rastin me Listën Serbe, dikush tjetër përdor mekanizma jo për interesa të serbëve të Kosovës, por të tjerëve. Ju e keni parë që edhe dialogu organizohet për integrimin e serbëve të Kosovës dhe nuk ka serb të Kosovës, marrëveshjet të ndryshme mes dy presidentëve, por nuk ka askund serb të Kosovës. Ky absolutisht është një model i gabuar. Serbët e Kosovës në këtë rast ne, koalicioni “Sloboda”, do të marrim përgjegjësinë në të gjitha nivelet institucionale që do të thotë prej politikës, ekspert institucional, morale. Nuk ka do të jem politik kur po më konvenon, por në politikë do të jem me të gjitha kapacitetet dhe resurset dhe ashtu me përgjegjësi absolute të veprimeve të mia. Kjo duhet të jetë arsyeja kryesore dhe jam i sigurt se ne, besoj se do të jemi pjesë e Parlamentit dhe Qeverisë, së pari do të inicojmë dialogun, e dyta do të marrim pjesë në dialog, do të propozojmë, sugjerojmë e krijojmë veprime të ndryshme dhe në fund ai dialog duhet të ketë një qëllim të përbashkët dhe ai është pajtimi mes popujve. Sepse shumë kohë kemi humbur duke e udhëhequr dialogun vetëm për dialog vetëm që të tregohet se është dialogu, por pa rezultate. I kemi humbur gjashtë vjet duke i lënë një instrumenti agresiv që të inkorporohet brenda institucioneve të Kosovës dhe brenda institucioneve të Kosovës të shkaktojë një dëm i madh jo vetëm për serbët e Kosovës por po ashtu edhe për demokracinë kosovare. Kështu që prej 6 vjet e gjysmë që ekziston ai koncepti i dialogut kam parë vetëm dëmtime, nuk shoh asnjë element pozitiv përveç dëmtimit. Kështu që ky është momenti i fundit që ose të reagojmë siç duhet ose disa prej nesh ta lënë politikën dhe të themi “OK”, kjo është e paqëndrueshme, e patolerueshme dhe të vazhdojmë në një drejtim tjetër ose me një jetë të ndryshme”, ka deklaruar Rashiq.

Mirëpo, i pyetur se a do të pranojë Serbia aq lehtë marrëveshjen me Kosovën, Rashiq ka thënë për lajmi.net, se interesi i vetëm i Beogradit zyrtar është interesi financiar në Kosovë dhe assesi serbët e Kosovës.

“Së pari që të kuptohemi, Beogradi ka vetëm interesa financiare në Kosovë dhe asnjë interes sa i përket njerëzve ose qëndrimin e serbëve në Kosovë. Kjo vërehet duke shikuar strukturën e Listës Serbe, kush është kryetar, nënkryetar etj., dhe nëse i analizoni veprimet ose projektet-programet në ministritë ku kanë qenë udhëheqësit nga Lista Serbe, krejt projektet kanë shkuar për veri dhe atje humbet çdo dëshmi e parave. Kjo është me të vërtetë serioze dhe e di po ashtu se unë në Beograd që nuk janë interesuar absolutisht në asnjë mënyrë për qëndrimin e serbëve. Në aspektin e zgjedhjeve tash, prapë janë interesa absolutisht private, por po ashtu të mbetet një mekanizëm me të cilin mund të shantazhohet. Ose sikurse në tregëti, të përdoret një mekanizëm nëse duhet të bëhet një investim ose diçka tjetër. Prandaj asgjë prej atyre elementeve nuk shkon në favor tonin, në favor të serbëve të Kosovës.”, ka theksuar Rashiq për lajmin.

Por sa i përket çështjes së korrigjimit apo ndryshimit të kufijve, Rashiq, ka thënë se kjo gjë më së shumti do t’i dëmtonte serbët e Kosovës.

“Dhe që të kuptohemi, sepse nuk e përmenda më herët, shkëmbimi, korrigjimi, demarkacioni i kufijve absolutisht nuk vjen në pyetje sepse më së shumti do të ishim dëmtuar ne serbët e Kosovës në vend që të ndodhet një gjë e tillë. Prandaj jam i bindur që më së paku 90 për qind të serbëve të Kosovës janë decidivisht kundër ndryshimeve të kufijve”, ka dekalruar Rashiq.

I pyetur se si do të mund ta largojë ndikimin e politikës së Beogradit mbi serbët e Kosovës, Rashiq, ka thënë se kjo do të jetë e vështirë, e mbase edhe për disa serbë e paimagjinueshme, por do të bëj përpjekje që serbët të besojnë se ka një realitet dhe një Kosovë ndryshe jashtë asaj që ua servon Lista Serbe dhe Beogradi zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat