Veteranët reagojnë për formën e ftesës që iu bë Adem Delisë nga Specialja

Aktuale

Veteranët reagojnë për formën e ftesës që iu bë Adem Delisë nga Specialja

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Ish-luftëtari i UÇK-së, Adem Delija, është ftuar nga Gjykata Speciale, që të paraqitet atje si i dyshuar.

Organizata e Veteranëve ka reaguar për këtë duke bërë të ditur se Delija ka pranuar fletëthirrje nga Specialja më 3 tetor të 2019-së në të njëjtën datë me atë se kur kishte për tu marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë.

Ja reagimi i plotë i OVL-së së UÇK-së:

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka theksuar vazhdimisht se drejtësia ndërkombëtare, që prej UNMIK-ut, EULEX-it e deri te Gjykata Speciale, as nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë drejtësi e besueshme dhe serioze.

Reagimin e bazojmë, përveç tjerash, edhe në lojën me ftesa e cila bëhet përmes telefonatave, rrjeteve sociale, por edhe fletëthirrjet që po iu dërgohen personave anekënd Kosovës.

Rasti më i freskët është edhe skandali i radhës, sepse fletëthirrja që i është dërguar bashkëluftëtarit tonë Adem Delija nga Prizreni, në të cilën i shkruan se duhet të paraqitet si i dyshuar për t’u marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, me datë 3 tetor 2019, i dorëzohet po të njëjtën ditë me datë 3 tetor 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat