Kjo është pasuria e Meliza Haradinajt e deklaruar në AKK (Dokument)

Aktuale

Kjo është pasuria e Meliza Haradinajt e deklaruar në AKK (Dokument)

Nga: H.O. Më: 4 tetor 2019 Në ora: 18:44
Meliza Haradinaj Stublla

Meliza Haradinaj Stublla është dënuar për deklarimin e rremë të pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ajo ka deklaruar se posedon një biznis në Londër, nga i cili përfiton 9 mijë euro në muaj. Por prokuroria mblodhi argumente se ky ishte deklarim i rremë, dhe në këtë mënyrë ajo u dënua me 8 muaj burg me kusht dhe 1 mijë euro gjobë.

Sipas deklarimit të saj, ajo posedon një banesë në vlerën 600 mijë euro me hapësirën 112 metra katrorë.

Tek pasuria e luajtshme ka deklaruar se posedon dy vetura në pronësi të bashkëshortit, njëra në vlerën 40 mijë dhe tjera, 25 mijë. Ndërsa posedon edhe një orë dore në vlerën 11 mijë euro.

Ajo ka deklaruar poashtu se ka borxhe në vlerën 40 mijë euro, një kredi në emër të bashkëshortit.

Si pagë mujore në zyrën e kryeministrit, Haradinaj ka deklaruar se merr 1,173 euro.

Ndërsa nga biznesi në Londër ka deklaruar se përfiton 9 mijë euro, por që nga prokuroria u dëshmua se është deklarim i rremë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat