Pacolli në Hajvali: Synojmë të jemi pjesë e Qeverisë së re, kemi program zhvillimor

Aktuale

Pacolli në Hajvali: Synojmë të jemi pjesë e Qeverisë së re, kemi program zhvillimor

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 18:48
Pamje nga tubimi

Aleanca Kosova e Re (AKR) në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, tubimin e sotëm e mbajti me banorë të Hajvalisë, nga këtu presidenti i kësaj partie, Behgjet Pacolli theksoi se AKR synon të jetë pjesë e Kuvendit dhe qeverisë me një program mjaft dinjitoz.

Pacolli përmendi se kjo parti ka dhënë kontribut të çmueshëm në ndërtimin e institucioneve të Kosovës.

Pacolli: Kemi hyrë në garë me një program dinjitoz

“AKR sikur të gjitha partitë tjera synon që të jetë pjesë e parlamentit dhe qeverisë së ardhshme dhe për këtë kemi hyrë në garë me program dinjitoz. Ne nuk kemi dhënë  asnjë herë premtime boshe, por e kemi mbajt fjalën që e kemi dhënë”, theksoi Pacolli.

Kandidati për deputet Islam Pacolli, theksoi se Hajvalia dhe Gollaku si gjithmonë ka qenë në një nga shtyllat më ta forta të AKR-së, pasi që kjo parti i ka rrënjët në këtë zonë.

Pacolli: Shumë parti tentuan ta pengojnë AKR-në

“Si në pushtetin lokal po ashtu edhe në pushtetin qendror, AKR ka realizuar shumë projekte si për vendin ashtu edhe për Hajvalinë, por shumë parti të tjera tentuan t’i pengojnë, megjithatë nuk kanë bërë asgjë dhe AKR vazhdon me projektet që t’i çoj përpara. Puna jonë u dëshmua para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës. Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për përkrahjen tuaj”, theksoi Pacolli.

Ndërsa, edhe kjo parti sikur partitë tjera pritet ta mbyllë fushatën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen këtë të diel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat