Limaj: Para se me qenë ushtar i UÇK-së, kam qenë intelektual, prandaj i kanë ikur debatit kundërkandidatët

Aktuale

Limaj: Para se me qenë ushtar i UÇK-së, kam qenë intelektual, prandaj i kanë ikur debatit kundërkandidatët

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 19:53
Pamje nga tubimi

Nisma Socialdemokrate fushatën zgjedhore e ka përmbyllur në Prizren. Nga qyteti historik, kandidati i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të votojnë për projektin e bashkimit të shtetit, pasi sipas tij, pas zgjedhjeve të 6 tetorit kjo do të jetë më e mira për shtetin.

Në përmbyllje të fushatës zgjedhore, kandidati i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj tha se vota e inatit nuk do i sjell asgjë Kosovës.

Për këtë arsye, Limaj tha se ai është kandidati për kryeministër më i përgatituri, si intelektualisht, ashtu dhe kombëtarisht.

Limaj nga Prizreni tha se asnjë nga kandidatët për kryeministër nuk është më i përgatitur se ai.

Limaj tha se gjuha populliste po merr fund në Kosovë, pasi sipas tij, njerëzit kanë nevojë që të marrin oferta konkrete.

Për këtë arsye siç tha Limaj, për të ecur përpara duhet votuar për projektin që bën bashkë shqiptarët.

Limaj tregoi edhe një detaj se pse presidenti i Serbisë nuk po e don në tavolinën e bisedimeve, e sipas tij, ai është ballafaquar edhe më herët me të në Hagë, por thekson se ai do të jetë në tavolinën e bisedimeve dhe do e nxjerr Kosovën fituese.

Kryetari i degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha duke kërkuar votën për kandidatin për kryeministër, Fatmir Limaj tha se në zgjedhjet e 6 tetorit Nisma do të del fituese, dhe siç tha ai, do t’i jep kuptim institucioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat