E papritura ndodhi në Gjilan: E tërë salla ngritët në këmbë duke brohoritur Geci, Geci, në përkrahje të Marigonës

Aktuale

E papritura ndodhi në Gjilan: E tërë salla ngritët në këmbë duke brohoritur Geci, Geci, në përkrahje të Marigonës

Nga: N.Sh Më: 4 tetor 2019 Në ora: 20:07
Marigona Geci dhe Vjosa Osmani

Sot në Gjilan, në përmbyllje të fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës ndodhi diçka e pazakontë.

Në prezantimin e kandidatëve për deputet të LDK-së, para se të përmendej emri i Marigona Gecit dhe numri 78, e gjithë salla filloi të brohoriste emrin e saj.

Geci, Geci, ishin thirrjet e pandalshme të simpatizantëve të LDK-së.

Nga kjo listë prej 110 kandidatëve për deputet, Marigona Geci pritet të jetë gruaja më e votuar.

Por jo vetëm kaq, ajo pritet të dal e para nga të gjitha listat e partive politike në Republikën e Kosovës.

Kujtojmë, se Gani Geci, ka bërë fushatë të paparë deri më tani në përkrahje të LDK-së, Vjosa Osmanit kryeministre dhe vajzës së tij, Marigonës.

Geci, nuk ka lënë fshat apo qytet pa marrë pjesë me Vjosën dhe Marigonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat