Ndonëse nuk priten incidente, në veri gjatë zgjedhjeve do të angazhohen më shumë se 650 policë

Aktuale

Ndonëse nuk priten incidente, në veri gjatë zgjedhjeve do të angazhohen më shumë se 650 policë

Nga: Fatmir Beka Më: 4 tetor 2019 Në ora: 20:33
Ilustrim

Sipas vlerësimeve të Policisë, në ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në veri të Kosovës nuk priten incidente, kanë thënë në Policinë Rajonale, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Në veri të Kosovës në ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të dielën do të angazhohen më shumë se 650 pjesëtarë të Policisë ka thënë zëdhënësi i Policisë rajonale të Policisë së Kosovës Branislav Radoviç.

Ai ka theksuar se në veri janë shpërndarë në detyra 470 pjesëtarë të policisë, ndërsa si ndihmë nga Prishtina do të vijnë rreth 200 forca shtesë.

Policia ka vlerësuar se nuk priten incidente në ditën e zgjedhjeve, por situate e sigurisë është nënvizuar  me përqindje të mesme të rrezikut.

Në ditën e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, koha e punës së pjesëtarëve të Policisë do të jetë 12 orë.

"Nuk priten incidente , ndonëse lidhur me situatën e sigurisë është vlerësuar nga drejtoria jonë dhe Prishtina si me rrezik të mesëm, që do të thotë se nuk bëhet fjalë për ndonjë përqindje problematike të sigurisë ", ka thënë Radoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat