Haradinaj: Nuk flas me Thaçin prej kur u përplasëm për ndarjen e Kosovës dhe taksën

Aktuale

Haradinaj: Nuk flas me Thaçin prej kur u përplasëm për ndarjen e Kosovës dhe taksën

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 21:37
Ramush Haradinaj

I nominuari për Kryeministër nga Koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka folur për raportet e tij me Hashim Thaçin, Presidentin e Kosovës.

Ai ka thënë se është një kohë e gjatë prej kur nuk ka komunikim me Thaçin, prej përplasjeve të tyre për ndarjen e Kosovës.

“Ka një kohë që kemi raporte të ftohura. Nuk kemi komuniki. Është një kohë bukur e gjatë që s’na ka rënë me komuniku me Presidentin Thaçi, me pas biseda e takime”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se nuk e di se çfarë do të ndodh në të ardhmen me këto raporte, por ka thënë se tash është herët të flitet.
Haradinaj ka thënë se me Thaçin ka pasur përplasje për ndarjen e taksën. Ai ka theksuar se taksa nuk është elektorale, por strategji shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat