AAK vlerëson kulturën qytetare në fushatë, bën thirrje për dalje masive në zgjedhje

Aktuale

AAK vlerëson kulturën qytetare në fushatë, bën thirrje për dalje masive në zgjedhje

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i falënderon strukturat e partisë dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovër për kulturën e lartë qytetare të treguar në fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Ne si Aleancë vlerësojmë lartë nivelin e kësaj fushate, duke besuar por edhe duke bërë thirrje që ky nivel i lartë i kulturës qytetare të vazhdojë duke u respektuar heshtja zgjedhore e duke vazhduar edhe në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit”, thuhet në një komunikatë shtypi të kësaj partie, pak orë para mbylljes zyrtare të fushatës.

“Njëkohësisht, i bëjmë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votës, që të dalin të dielën dhe të përcaktojnë të ardhmen e Kosovës me votën e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat