Përfundon fushata, fillon heshtja zgjedhore në Kosovë

Aktuale

Përfundon fushata, fillon heshtja zgjedhore në Kosovë

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 00:12
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Ka përfunduar fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që mbahen më 6 tetor në Kosovë.

Partitë politike për 10 ditë kanë prezantuar ofertat e tyre para simpatizantëve të partive të tyre dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Në zgjedhjet e së dielës marrin pjesë 25 subjekte politike, të cilat garojnë për 120 vende në Kuvendin e Kosovës.

Fushata 10-ditshe ka kaluar pa ndonjë ekses. Rivalët politikë kanë dërguar akuza dhe kundër akuza ndaj njëri tjetrit, duke shpalosur edhe ofertën e tyre qeverisëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat