Zgjedhjet do të mbahen edhe në shkollën ku u ndalua procesi mësimor

Aktuale

Zgjedhjet do të mbahen edhe në shkollën ku u ndalua procesi mësimor

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 08:12
Ilustrim

Nxënësve nga shtatori nuk ju lejohet hyrja në shkollën fillore “Ahmet Gashi” në kryeqytet, pasi nga ekspertët komunalë po shihet rreziku i shembjes.

Pavarësisht kësaj, aty të dielën do të votohet derisa kanë nisur përgatitjet e terrenit.

Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi i cili tha se Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Prishtinës gjatë këtyre ditëve ka mbajtur trajnim në këtë objekt dhe se nuk ka pasur asnjë problem.

Por, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, deklaroi një javë më parë se nuk merr asnjë përgjegjësi, nëse ndodh diçka aty gjatë të dielës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat