Ky është numri i fletëvotimeve për zgjedhjet e nesërme në Kosovë

Aktuale

Ky është numri i fletëvotimeve për zgjedhjet e nesërme në Kosovë

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 11:50
Ilustrim

Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë sot shpërndarjen e materialeve të ndjeshme zgjedhore dhe fletëvotimeve. Për këtë proces zgjedhor, janë shtypur 1 milion e 801 mijë e 800 fletëvotime, që janë 136 mijë e 68 fletëvotime më pak se numri i përgjithshëm i votuesve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se janë 7.02 për fletëvotime më pak se numri i përgjithshëm i votuesve sipas listës përfundimtare të certifikuar nga KQZ.

Elezi: KQZ sot ka bërë shpërndarjen e materialeve të ndjeshme zgjedhore

“KQZ në bazë të planit operacional sot ka bërë shpërndarjen e materialeve të ndjeshme zgjedhore nga depoja qendrore e KQZ-së për në të gjitha depot e komisioneve komunale në të gjithë vend. Në këtë material të ndjeshëm zgjedhor bëjnë pjesë edhe fletëvotimet..... Numri i fletëvotimeve që janë shtypur për këtë proces zgjedhor është 1 milion e 801 mijë e 800. Janë 136 mijë e 68 fletëvotime më pak sesa numri i përgjithshëm i votuesve, sipas listës përfundimtare të certifikuar nga ana e KQZ-së. Pra kemi 7.02 përqind më pak sesa numri i përgjithshëm i votuesve”, ka thënë Elezi.

E ky është një vendim i KQZ-së i ndërmarrë si në proceset e kaluara zgjedhore duke u mbështetur në pjesëmarrjen e zakonshme në çdo proces zgjedhor, dhe parasheh që nuk do të mungojnë fletëvotime.

KQZ  bazë të planit operacional sot ka bërë shpërndarjen e materialeve të ndjeshme zgjedhore nga depoja qendrore e KQZ-së për në të gjitha depot e komisioneve komunale në të gjithë Kosovën.

Materiali i domosdoshëm për procesin e nesërm zgjedhor është bërë nën përcjelljen e Policisë se Kosovës.

Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, më 6 tetor 2019 është 111,733 votues.

Janë 87,180 votues të rinj që pas zgjedhjeve lokale 2017, kanë arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç dhe që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës më 6 tetor 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat