Ja si ta gjeni vendvotimin tuaj

Aktuale

Ja si ta gjeni vendvotimin tuaj

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Më 6 tetor ditë e dielë, qytetarët e Kosovës do t’iu drejtohen kutive të votimeve për të votuar kandidatët e tyre të preferuar për deputetë si dhe njërin nga kandidatët për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Në këto zgjedhje, gjithsej numri i votueseve është 1,937,868, kurse në garë janë 25 subjekte politike.

Në mënyrë që qytetarët të mos maltretohen duke kërkuar vendin se ku do të votojnë, KQZ në web faqen e tyre ua mundëson qytetarëve që të shikojnë adresën e saktë të vendvotimit. Votuesit mund të mësojnë qendrën e votimi duke klikuar në këtë LINK.

Ndërkohë që nga 17 shtatori është i hapur afati për votuesit nga diaspora, ata do të mund të votojnë përmes postës deri më datën 5 tetor.

Zgjedhjet do të monitorohen nga afër prej misionit të Bashkimit Europian në Kosovë dhe organizatave joqeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat