DnV: Nesër mos rri në shtëpi, por dil dhe voto

Aktuale

DnV: Nesër mos rri në shtëpi, por dil dhe voto

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 14:11
Konferenca e DnV-së

(E plotësuar) - Koalicioni i ojq-ve vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve Demokracia në Veprim, me 2 mijë e 700 vëzhguesit e saj është bërë gati për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen nesër.

DnV përmes vëzhguesve të saj do të jetë e pranishme në të gjitha 2,547 vendvotimet në vend, ndërsa për t’i asistuar ata janë angazhuar rreth 100 ekipe mobile. Të dhënat nga terreni do të përpunohen nga Qendra e Thirrjeve, e vendosur në Prishtinë, në të cilën janë angazhuar rreth 170 vullnetarë, dhe do të raportohen në mënyrë periodike, me zhvillimet ditore rreth procesit të votimit dhe të numërimit.

Ismet Kryeziu nga DnV, në një konferencë për media, ka inkurajuar të gjithë qytetarët, partitë politike dhe të gjithë akterët që edhe nesër më 6 tetor, të shfaqin kulturë zgjedhore, ashtu siç demonstruan gjatë fushatës zgjedhore.

Kryeziu u bëri thirrje subjekteve politike dhe institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e zgjedhjeve të tregojnë maturi dhe të jenë në nivel të lartë të përgjegjësisë për të garantuar një proces demokratik dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Kryeziu: Institucionet përkatëse nesër të japin kontributin e tyre

“Subjektet dhe institucionet të cilat janë përgjegjëse për menaxhimin dhe organizimin e zgjedhjeve, ne iu bëjmë thirrje që nesër ta japin kontributin e tyre maksimal, duke siguruar që të kemi një garë demokratike, një garë fer, e cila do të garantoj liri të drejtë pa cenuar, pa frikë që qytetarët e Kosovës të votojnë në ditën e nesërme”, deklaroi Kryeziu.

Ai shtoi se është e rëndësisë së veçantë për qytetarët që nesër bindja e tyre programore, ideologjia dhe vizioni i tyre të bëhet realitet. Për këtë, DnV kërkon nga qytetarët të dalin të votojnë dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes.

Kryeziu: “Nesër mos rri në shtëpi, por dil dhe voto”

“Të ndërtuar qytetarë të Kosovës, është e rëndësisë së veçantë që nesër bindja juaj programore, ideologjike, vizioni i juaj të bëhet realitet. Nesër mos rri në shtëpi, por dil dhe voto. Unë do të votoj, voto edhe ti”, deklaroi ai. 

Kryeziu tha se retorikat provokuese dhe çdo rrethanë që nxit dhunë është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme, ndërsa, institucioneve të sigurisë iu bëri thirrje të jenë në krye të detyrës për të garantuar atmosferë të qetë zgjedhore.

Ndërsa, DnV nesër ka paraparë t’i mbajë pesë konferenca për media./I. Shabani/

Mbi 18 mijë vëzhgues do t’i përcjellin zgjedhjet

Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” ka mbajtur një konferencë për medie lidhur me përmbylljen e fushatës zgjedhore si dhe përgatitjet për monitorimin e ditës së zgjedhjeve.

Ky koalicion u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin dhe të votojnë, duke shtuar se 6 tetori është mundësia për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes.

“Duke pasur parasysh se fushata tani ka përfunduar, fushata ka qenë dinjitoze dh ne i inkurajojmë subjektet politike dhe qytetarët që këtë kulturë ta bartin edhe nesër në ditën e zgjedhjeve”.

“Kërkojmë nga subjektet dhe institucionet që janë përgjegjëse për menaxhimin e zgjedhjeve, ta japin kontributin e tyre maksimal. Qytetarët që nuk votojnë në mënyrë të saktë – vota e tyre nuk do të jetë zëri i tyre”.

“6 tetori është mundësia reale që ju të bëheni pjesë e vendimmarrjes, që ju t’i zgjedhni ata kandidatë që ju vlerësoni se do të ju përfaqësojnë më mirë dhe do ta përmirësojnë jetën tuaj”.

“Është me rëndësi që nesër bindja juaj të bëhet realitet. Nesër mos rrini në shtëpi, por dilni dhe votoni”.

Nga kjo konferencë është bërë e ditur se janë mbi 18 mijë vëzhgues të akredituar për ta përcjellë procesin zgjedhor.

Drejtpërdrejt nga konferenca e DnV-së

Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, po mban konferencë për media lidhur me përmbylljen e fushatës zgjedhore, si dhe përgatitjet e DnV-së për monitorimin e ditës së zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat