Departamenti i Shtetit: Palmer edhe Grenel do të bashkëpunojnë së afërmi

Aktuale

Departamenti i Shtetit: Palmer edhe Grenel do të bashkëpunojnë së afërmi

Nga: F.B Më: 5 tetor 2019 Në ora: 15:01
Riçard Grenel, Metju Palmer

Departamenti amerikan i Shtetit ka kumtuar se Metju Palmer do të bashkëpunoj ngushtë me të dërguarin e ri të presidentit Donalt Tramp për Kosovën Riçard Grenel, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Palmer është emëruar në shtator si përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor.

"I dërguari special Palmer do të vazhdoj po ashtu punë e vetë të rëndësishme në afrim të regjionit, duke punuar me qeveritë , duke avancuar reformat dhe forcimin kundër ndikimeve të jashtme, duke ndihmuar në tejkalimin e problemeve që pengojnë në aspirata e tyre evropiane edhe euro-atlantike ", thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit për Radio Evropa e Lirë (RSE).

Radio transmetoi deklaratën e zëdhënësit të sapo emëruar të Departamentit të Shtetit se ShBA shohin mundësi historike që Prishtina dhe Beogradi të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të raporteve.

"Vendimi i presidentit për emërimin e të dërguarit të presidentit për bisedimet paqësore nënvizon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për paqe, stabilitet dhe prosperitet të popullit të Kosovës dhe të Serbisë” ka thënë zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti i ShBA-ve Donalt Tramp ka emëruar të enjten në mbrëmje ambasadorin amerikan në Gjermani Riçard Grenel si të dërguar special për bisedime mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa më herët në fund të gushtit është emëruar zyrtari i Departamentit të Shtetit Metju Palmer si i dërguar special për Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat