Studentët ftojnë të rinjtë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme

Aktuale

Studentët ftojnë të rinjtë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 15:05
Studentët

Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, studentë të Universitetit 'Hasan Prishtina", kanë ftuar të rinjtë e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen të dielën.

Përfaqësuesi i Këshillit të Fakultetit Filozofik, Bekim Ibishi, i ftoi qytetarët e Kosovës në veçanti të rinjtë, të zhgënjyerit dhe ata që nuk kanë vendos që të marrin pjesë në zgjedhje, nesër të dalin të votojnë.

Ibishi theksoi se nëse të rinjtë marrin pjesë në zgjedhje, ata si studentë, do të ndërtojnë mekanizmat e mbikëqyrës për të kërkuar llogaridhënie nga pushteti i ardhshëm.

Ibishi: Japim garanci që nëse marrin pjesë në zgjedhje, ne do të kërkojmë llogaridhënie për votat e tyre

"Ne i ftojmë ata dhe iu japim garanci që nëse marrin pjesë në zgjedhje, ne do të kërkojmë llogaridhënie për votat e tyre. Jo rastësisht ne studentët kemi përgatitur një plan, ku jemi duke i ndërtuar disa mekanizma mbikëqyrës për qeverinë e ardhshme. Pra, mekanizma që do të kërkojnë llogaridhënie për votat e qytetarëve, pasi që në vendin tonë shohim se qytetarët janë shumë të zhgënjyer, të cilët nuk kanë entuziazëm dhe nuk kanë shpresë se ndryshimi do të vijë nga votat", theksoi Ibishi.

 Ai mes tjerash theksoi se nëse ata nuk dalin të marrin pjesë në votime, humbet e drejta legjitime që të adresohen ankesat dhe të kërkojnë llogaridhënie nga pushtetarët.

Ibishi: Të rinjtë të mos zhgënjehen, të dalin të votojnë

"Ju bëjë thirrej këtu, në veçanti rinisë të mos zhgënjehen, të dalin të votojnë sipas bindjeve të tyre të ideologjisë, të cilës i përkasin, se ne do t'i përfshimë të gjithë, duke përfshirë këtu edhe nga komunitetet, sepse për ta do të ndërtojmë mekanizma që do të kërkojmë llogaridhënie se sa po zbatojmë implementimin e integrimeve, p.sh. të komunitetet REA në shoqërinë kosovare, po ashtu edhe komunitetin serb. Sa më shumë që marrin pjesë të rinjtë në zgjedhje, ne do t'i përfaqësojmë ata duke ndërtuar mekanizma mbikëqyrës që do të jetë qeveri nën hije", tha ai.

Sipas Berishës, të gjitha ankesat, sugjerimet dhe ngecjet e të rinjve pas zgjedhjeve do të adresohen në Qeverinë e re për t'i zgjidhur ato pastaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat