Veseli: Emërimi i Grenell provë e përkushtimit të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Veseli: Emërimi i Grenell provë e përkushtimit të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 17:55
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka përshëndetur emërimin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani, Richard Grenell si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi.

Veseli përmes një shkrimi në Twitter, këtë emërim e konsideron si një përkushtim i SHBA-ve për ta mbështetur dialogun.

“Jam gëzuar kur mësova se Presidenti DonaldTrump ka emëruar ambasadorin Richard Grenell si të dërguar të posaçëm të dialogut për paqe. Unë këtë e konsideroj si provë të një përkushtimi dhe shumë të nevojshëm që SHBA-ja ta mbështes dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat