Vëzhguesit e BE-së do të jenë nesër edhe në qendrat e numërimit

Aktuale

Vëzhguesit e BE-së do të jenë nesër edhe në qendrat e numërimit

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 21:19
Vëzhgues të këtyre zgjedhjeve do të jenë edhe Bashkimi Evropian.

Nesër do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë.

Vëzhgues të këtyre zgjedhjeve do të jenë edhe Bashkimi Evropian.

Zyra e BE-së në Kosovë tregoi se vëzhguesit e saj do të jenë edhe në qendrat e numërimit.

“Vëzhguesit tanë do të vëzhgojnë procesin e numërimit, në lokacione të ndryshme të Kosovës. Kur zgjedhjet bëhen në shkolla, vëzhguesit tanë do të vëzhgojnë numërimin në shkolla po ashtu. Për informacionin tuaj, ne presim t’i kemi afro 100 vëzhgues.”, thuhej në përgjigje.

Qendrat e votimit hapen në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00, pastaj është procesi i numërimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat