Vjen një reagim nga LDK për thyerje të heshtjes zgjedhore, ja çfarë paralajmërojnë

Aktuale

Vjen një reagim nga LDK për thyerje të heshtjes zgjedhore, ja çfarë paralajmërojnë

Nga: N.H Më: 5 tetor 2019 Në ora: 23:32
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media, njofton se ka adresuar tek organet kompetente thyerjen e heshtjes zgjedhore nga një media.

Sipas kësaj partie, gjatë ditës është shpifur ndaj kandidates për kryeministre nga LDK-ja dhe ka favorizuar haptas kandidatë të tjerë.

Kjo parti bënë me dije se një ekip i saj është duke monitoruar zbatueshmërinë e rregullave zgjedhore dhe do të veprojë konform ligjit ndaj çdo shkeljeje të evidentuar.

Ja kumtesa e plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka adresuar tek organet kompetente thyerjen e heshtjes zgjedhore nga portali veriu.info, i cili përmes shkrimeve, ka shpifur ndaj kandidates për kryeministre nga LDK-ja dhe ka favorizuar haptas kandidatë të tjerë.

LDK-ja njofton se një ekip i saj është duke monitoruar zbatueshmërinë e rregullave zgjedhore dhe do të veprojë konform ligjit ndaj çdo shkeljeje të evidentuar.

Sipas traditës së saj politike, LDK-ja e respekton lirinë e mediave, por kërkon respektimin e rregullave të heshtjes zgjedhore, nga të gjithë dhe pa përjashtim.

Me respekt

Zyra për Informim e LDK-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat