Ja kush është votuesi i parë në zgjedhjet 2019

Aktuale

Ja kush është votuesi i parë në zgjedhjet 2019

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 07:53
Daka është votuesja e parë në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2019, e cila votoi në ora 7:00

Kryetarja e komisionit qendror te zgjedhjeve Valdete Daka ka votuar në qendrën e votimit 1907E, në Fakultetin Teknik, Prishtinë.

Daka është votuesja e parë në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2019, e cila votoi në ora 7:00

Ajo iu ka bërë thirrje qytetarëve që ta kryejnë këtë obligim gjithashtu edhe liderëve dhe partive politike në mënyrë që Kosovën ta nxjerrin me një imazh të mirë.

Në këtë qendër, ka nisur votimi nga shumë qytetarë të cilët kanë pritur që të hapen vend-votimet.

Janë 1,937,869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilat do të kenë mundësi t’i votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1 067 kandidatë për deputetë.

Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat