Burri i Mimoza Shahinit, thyen heshtjen zgjedhore, kërkon votë për gruan e tij

Aktuale

Burri i Mimoza Shahinit, thyen heshtjen zgjedhore, kërkon votë për gruan e tij

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 08:09
Mimoza Shahini me burrin e saj

Bashkëshorti i kandidates për deputete të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mimoza Shahinit ka thyer heshtjen zgjedhore.

Muharrem Shahini, mbrëmë përmes profilit të tij në facebook, ka ftuar qytetarët për të votuar për  gruan e tij e cila sivjet i ka hyrë garës për mandatin e deputetes.

Krahas numrit të kandidates dhe të partisë, Shahini ka postuar edhe një fotografi të bashkëshortes së tij me numrat zgjedhor.

Ky veprim i Shahinit është bërë përkundërse Lidhja Demokratike e Kosovës dje përmes një komunikate për medie ka kërkuar respektimin e rregullave të heshtjes zgjedhore, nga të gjithë dhe pa përjashtim.

Kjo parti, madje ka adresuar tek organet kompetente thyerjen e heshtjes zgjedhore ndaj një portali i cili përmes shkrimeve, sipas LDK-së ka shpifur ndaj kandidates për kryeministre nga LDK-ja dhe ka favorizuar haptas kandidatë të tjerë. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat