KQZ: Qendrat e votimit janë hapur me kohë, përjashtim disa raste

Aktuale

KQZ: Qendrat e votimit janë hapur me kohë, përjashtim disa raste

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 08:13
Valmir Elezi

(E plotësuar) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se materiali i ndjeshëm është shpërndarë në orët e hershme të mëngjesit dhe të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë me përjashtim të disa qendrave.

Kështu ka njoftuar në konferencën e parë për media zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi tha se sipas raportimeve procesi i votonit në të gjithë Kosovën ka nisur pa problem.

Elezi: Janë hapur qendrat e votimit, përjashtim disa raste

"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se sipas planifikimeve në orët e hershme të mëngjesit është shpërndarë materiali i ndjeshëm zgjedhor dhe njëkohësisht bëjmë të ditur se të gjitha vendvotimet janë hapur në orën e paraparë në përjashtim të disa vendvotimeve, raste të vogla. Në këto orë të para, sipas raportimeve që kemi, procesi zgjedhor ka nisur pa ndonjë problem”, tha ai.

Sipas tij, sot të drejtë vote kanë 1 milionë e 937 mijë e 868 qytetarë të Kosovës.

Elezi: Kemi 895 qendra votimi

"Të gjithë qytetarët janë të shpërndarë në 895 qendra të votimit me gjithsej 2547 vendvotime", tha Elezi.

Elezi shtoi se  edhe në veri të Kosovës janë hapur të gjitha qendrat e votimit me kohë.

Konferenca e radhës e Komisionit Qendror Zgjedhor është në orën 11:30, ku do të paraqiten numri i votuesve që e kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar gjatë orëve të paradites.

***

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, në përjashtim të disave që janë vonuar për pak minuta.

Komisioni i Zgjedheve për 41 ditë ka përfunduar të gjitha përgatitjet e duhura për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

“Lista përfundimtare e Votuesve për Zgjedhjet e 11 qershorit përmban 1 milion e 872 mijë e 941 votues. Komision Qendror i Zgjedhjeve fton votuesit të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit”, ka thënë Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat