LDK në konferencë, kjo është thirrja e tyre për qytetarët

Aktuale

LDK në konferencë, kjo është thirrja e tyre për qytetarët

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 08:26
Doruntina Maloku dhe Besian Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës në ditën e zgjedhje iu ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës që të dalin masovikisht për të votuar.

Përmes një konference për media, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, përfaqësuesja e LDK-së, Doruntina Maloku u shpreh e gëzuar që procesi i votimit ka nisur mbarë me hapjen e gjitha qendrave të votimit.

Teksa u shpreh falënderuese për gatishmërinë e institucioneve përkatëse dhe të drejtësisë për angazhimin karshi këtij procesi zgjedhor.

Maloku: Ne iu bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës që të dalin masovikisht që të votojnë

“Ne iu bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës që të dalin masovikisht që të votojnë sepse vetëm kështu  marrim përgjegjësi për fëmijët tanë. Ne jemi të gëzuar që procesi ka filluar mbarë. Gjitha qendrat e votimit në tërë territorin e Kosovës janë hapur me kohë dhe jemi të bindur se kështu do të mbyllim këtë proces”, tha ajo. LDK në këto zgjedhje ka rreth 2843 komisionerë dhe 5870 vëzhgues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat