Veseli: Uroj që të gjithë qytetarët t’i japin perspektivën Kosovës tonë perëndimore

Aktuale

Veseli: Uroj që të gjithë qytetarët t’i japin perspektivën Kosovës tonë perëndimore

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 09:23
Kadri Veseli me bashkeshorten

(E plotësuar) - Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli në ditën e zgjedhjeve ka votuar në shkollën "Faik Konica" në Prishtinë.

Me këtë rast, ai tha se përmes këtyre zgjedhjeve duhet t’i japin perspektivë të ardhmes dhe Kosovës siç tha perëndimore.

Veseli i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja, pas votimit, para mediave u shpreh se kjo ditë është e jashtëzakonshme për vendin tonë.

Veseli: I japim perspektivë të ardhmes sonë

“Sot është një ditë e mirë e jashtëzakonshme për Kosovën tonë të shenjtë. I uroj gjithë qytetarët e vendit tim , i japim perspektiv vetvetes, Kosovës sonë perëndimore. I japim perspektivë të ardhmes sonë më shumti”, tha Veseli.

Ndryshe në këtë qendër të votimit në orët në vazhdim pritët të votojnë dhe liderë të tjerë partiak dhe presidenti Hashim Thaçi.

Image

***

Kandidati për kryeministër, njëherësh edhe Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli sapo ka votuar për zgjedhjet parlamentare të Kosovës.

Veseli pas votimit ka folur para mediave i cili ka thënë se është një ditën e madhe për Kosovën.

“Sot është një ditë e mirë për Kosovën tonë të shenjte, i uroj gjithë qytetarët e vendit të japin  perspektiven Kosovës tonë perëndimore, të ardhmes dhe fëmijëve tanë.”, u shpreh Veseli.

Veseli i shoqëruar nga bashkëshortja e tij kanë votuar ne qendrën e votimit në shkollën fillore” Faik Konica” në Prishtineë.

***

Ka votuar kreu i PDK-së, Kadri Veseli së bashku me gruan e tij në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Veseli është lideri i parë nga kandidatët për kryeministër që sot ka hedhur votën.

Pas tij, pritet që të votojë edhe kreu  i VV-së, Albin Kurti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat