Kurti: Shfrytëzojeni këtë shans unik për nga karakteri, e historik për nga pesha - Bota Sot
Kurti: Shfrytëzojeni këtë shans unik për nga karakteri, e historik për nga pesha

Aktuale

Kurti: Shfrytëzojeni këtë shans unik për nga karakteri, e historik për nga pesha

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 09:59
Albin Kurti

(E plotësuar) - Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka votuar në Qendrën e Votimit në Fakultetin Juridik. Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij e vogël, pasi votoi tha se sot është ditë e veçantë për tu dhënë përgjigje sovrani gjitha partive politike.

Ai ftoi qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë duke e konsideruar si shans unik me karakter historik.

Kurti: Sot të gjithë jemi të barabartë, sot vendosim për të ardhmen tonë

"Dita sot është fortë e veçantë të gjitha përgjigjeve të gjitha partive e politikanëve në fushatë përgjigjet populli si burim i sovranitetit të Republikës sonë. Në ditën e sotme nuk ka rëndësi se a je i pasur apo i varfër, a je grua apo burrë, i ri apo i moshuar a vjen nga fshati a nga qyteti a ke mbaruar shkollim të lartë apo jo të gjithë jemi të barabartë sistemi politik është hapur për të gjithë dhe secilin prej nesh. Unë u bëjë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë këtë shans unik për nga karakteri, e historik për nga pesha", tha Kurti.

Kurti kur u pyet se përse nuk votoi bashkëshortja e tij, tha se gruaja dhe vajza e tij nuk kanë nënshtetësi të Kosovës.

Ndryshe në qendrën e votimit në Fakultetit Juridik të drejt votë kanë mbi 6 mijë qytetar. 

Image

Kurti: Sot është ditë e veçantë, le të votojmë e le të festojmë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje para pak çastesh ka votuar në objektet e Fakultetit Juridik.

Më pas iu është drejtuar gazetarëve, duke thënë se sot është një ditë e veçantë, pasi sipas tij sovrani do t’ua japë përgjigjet të gjithë politikanëve e partive politike

“Sot është një ditë fort e veçant. Të gjitha partive e politikanëve ju përgjigjet populli si burim i sovranitet”, ka thënë Kurti.

Kurti thotë se sot të gjithë janë të barabartë, dhe ka bërë thirrje që të gjithë ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.

“Sot s’ka rendësi a je i pasur a i varfër, a vjen nga fshati  a qyteti. A ke mbaruar shkollim te lartë a jo. Të gjithë jemi të barabartë. Të gjithë ta shfrytëzojnë këtë shans historik për nga karakteri. Le të votojmë e le të festojmë”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...