Pacolli bën thirrje që të mos abuzohet me votën e qytetarit

Aktuale

Pacolli bën thirrje që të mos abuzohet me votën e qytetarit

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 10:51
Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se pret që dita e zgjedhjeve, 6 tetor, të shkojë siç është më së miri, që askund të mos abuzohet me votën e qytetarit.

Pacolli: Askund të mos abuzohet me votën e qytetarit

“Sot do të doja shumë që zgjedhjet të shkojnë sa më mirë, që askund të mos abuzohet me votën e qytetarit. Shpresoj se kështu edhe do të jetë, shpresoj shumë që vetëdija është në nivel shumë më të lartë dhe ne këtu do ta kryejmë këtë sfidë me përkushtim, nder dhe sinqeritet”, tha ai. 

Voton Pacolli: Të mos abuzohet me votën

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën.

Ai sapo ka votuar në shkollën “Shkëndija” në Hajvali, ka thënë se shpreson që Qeveria e re do të punojë për Kosovën dhe popullin e saj, veçanërisht për të rinjtë.

“Përkushtimi im, është, ka qenë dhe mbetet për të rinjtë. Do të doja që zgjedhjet të shkojnë sa më mirë dhe të mos abuzohet me votën e qytetarit”, ka thënë Pacolli.

“Shpresoj se vetëdija është në nivel shumë më të lartë dhe ne këtu do ta kryjmë këtë sfidë me përkushtim, nder dhe sinqeritet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat