Shkoi për të votuar, ja çka i ndodhi Nasim Haradinajt në fshatin e tij

Aktuale

Shkoi për të votuar, ja çka i ndodhi Nasim Haradinajt në fshatin e tij

Nga: A.ZH Më: 6 tetor 2019 Në ora: 11:07
Nasim Haradinaj

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së Nasim Haradinaj, ka votuar në fshatin e tij në Gllogan me bashkëshorten e tij.

Por, diçka negative i ka bërë atij përshtypje. Në një postim në Facebook, Haradinaj ka treguar se një bashkëfshatar i tij, i kishte kërkuar që ta votonte AAK-në e jo partinë tjetër, përcjell Bota sot.

“Ia lëshova sytë , ia lëshova sytë edhe gruas së tij dhe më kaploi frika se mos po ligem, sepse kisha frikë që po më thotë mos e duaj gruan tënde, por duaje timen”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Një gjë më beri përshtypje negative sot në fshatin tim në Gllogjan kur shkuam me gruan time për të votuar !

Një bashkëfshatar më tha : Ndërroje partinë dhe voto për partinë time AAK, se ësht më e mira..!!

Ia lëshova sytë , ia lëshova sytë edhe gruas së tij dhe më kaploi frika se mos po ligem, sepse kisha frikë që po më thot mos e duaj gruan tënde por duaje timen.

E une sikur t'a dëgjoja delja humbës në të dyja rastet....!!!

Kaq të mjerë jan disa!

Kaq të mjerë jan disa!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat