Irinej vazhdon me iluzione: Kosovën nuk mund të na marrin përgjithmonë, pa pëlqimin tonë dhe ne nuk e japim

Aktuale

Irinej vazhdon me iluzione: Kosovën nuk mund të na marrin përgjithmonë, pa pëlqimin tonë dhe ne nuk e japim

Nga: F.B Më: 6 tetor 2019 Në ora: 11:32
Peshkopi i Baçkës Dr Irinej Buloviç

Peshkopi i Baçkës Dr Irinej Buloviç në një intervistë për “Novosti” ka fol rreth momenteve vendimtare që kanë shënuar frymën shpirtërore të Kishës Ortodokse Serbe (SPC), shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Manifestimi i parë në serinë e manifestimeve do të mbahet në Manastirin Zhiça, ku do mbahet një liturgji e shenjtë, të cilën do ta udhëheq shenjtëria e tij patriarku Irinej me të shenjtët e SPC.

“Kosovën nuk mund të na marrin përgjithmonë, pa pëlqimin tonë dhe ne nuk e japim. Zoti është i ngadalshëm por i arritshëm, thotë mençur populli ynë” ka thënë Irinej.

Pastaj, të hënën jubileu do të shënojë vizitën në Partiarkanën e Pejës dhe Kosovës dhe do të vazhdoj me 8 dhe 9 tetor në Beograd me Akademinë solemne në Sava Centar me hapjen e ekspozitës në Muzeun e SPC.

Në pyetjen e renditjes së ngjarjeve me rëndësi kapitale, peshkopi Irinej tha:

“Para se të përgjigjem në këtë pyetje, është dëshira ime që redaksisë dhe lexuesve të ju uroj këtë përvjetor – 800 vjetorin prej kur Sava i shenjtë biri më i madh i popullit serb, ia doli të fitoj autoqefalinë e Kishës, që do të thotë pavarësinë juridike dhe kanonike të SPC dhe ai ishte Peshkopi i parë i Kishës autoqefale " të vendeve serbe edhe bregdetare ".

Kjo ngjarje nuk është vetëm trashëgimi shpirtërore serbe në kuptimin e gjerë por edhe praktikë fetare kulturore dhe frytet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat