Dita e vendimit sipas Gjuriqi: Zgjedhjet pika thyerjes së ekzistencës së serbëve në Kosovë

Aktuale

Dita e vendimit sipas Gjuriqi: Zgjedhjet pika thyerjes së ekzistencës së serbëve në Kosovë

Nga: F.B Më: 6 tetor 2019 Në ora: 12:01
Votimi

Dita e sotshme është një ndër më të rëndësishmet nëse jo pikë e thyerjes për luftën tonë për Kosovë ka deklaruar i ashtuquajturi drejtori i zyrës për Kosovën Marko Gjuriq.

Pikërisht për këtë këto zgjedhje politikanëve të caktuar nga Prishtina dhe liderëve separatist iu shërbejnë për realizim të planit që Serbia të nxirret plotësisht nga Kosova ka thënë ai.

Hkuriq ka thënë se politikanë të caktuar sot duan që serbët të mos dalin në votim dhe me frikësimin e serbëve dhe presione ndaj Listës Serbe në vendet e rezervuara për serbë të zgjidhen serbë lojal e të dëgjueshëm.

Ai ka ftuar të gjithë ata që ndjejnë Serbinë si shtetin e tyre serbët, ashkalinjtë, boshnjakët goranët edhe romët të votojnë LS.

"Kjo është garanci e vetme e ruajtjes së institucioneve tona, shkollave, shëndetësisë…dhe ndikimin e serbëve edhe Serbisë në institucione të Kosovës” tha Gjuriq.

Sipas tij nëse serbët janë të vyeshëm, qeveria e ardhshme n uk mund të formohet pa marrëveshje me serbët.

"Nëse sot kemi nuk sukses të arrijmë atë që na duhet, kjo është dalja sa më e madhe ne votime, atëherë do jemi të dobësuar dhe këtë e duan ata që ndaluan spotin e LS, dhe shpallën se ai spot fton në urrejtje duke dënuar LS” ka thënë Gjuriq.

Vetëm serbëve iu është ndaluar mbështetja nga jashtë dhe fushata derë më derë.

Duke komentuar thirrjen e Nenad Rashiqit dhe koalicionit “Liria” në gjuhën shqipe, para Kishës në qendër të Prishtinës që shfrytëzohet si VC, Gjuriq tha se pikërisht këtë duan shqiptarët këputjen e lidhjeve me Serbinë, prandaj janë shpikur kandidatët - Rada Trajkoviç, Nenad Rashiç, ku në gjuhën shqipe ftojnë të votojnë për shtetin më të ri dhe jo për përbindëshin LS.

"Por e gjithë kjo nuk është problem as për institucione të Prishtinës , as për bashkësinë ndërkombëtare, nuk është problem as urrejtje ", theksoi Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat