Në Drenas në shkollën “Rasim Kiçina” deri në orën 14:00 kanë votuar 23.03% e qytetarëve gjithsej 932 votues.
Menaxheri i kësaj qendre Rrahim Muleta ka thënë për lajmi.net se parregullsi nuk ka pasur deri më tash dhe pas orës 15:00 pritet fluks më i madh i qytetarëve për të votuar.
Krahasim me vitet e kaluara përqindja është e njëjtë.
Po ashtu në këtë qendër janë parë edhe një numër policësh duke monitoruar situatën.
Gjithsej në Drenas janë pesë pika votimi.