Votojnë 63 të burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Aktuale

Votojnë 63 të burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

KMDLNJ ka njoftuar se në Qendrën e Paraburgimit në Prizren kanë votuar të burgosurit në këtë Qendër.

Nga numri total prej 90-të burgosurve, të drejtë vote kishin 79 vetë, 11-të nga ta ishin shtetas të huaj, që nuk janë në Listën Përfundimtare të votuesve të Republikës së Kosovës, për zgjedhejt e  6 tetorit 2019-të, pa të drejtë vote.

Nga 79 vetë ( të burgosur),të drejtën për të votuar e shfrytëzuan 63 të burgosur, 14-të  të tjerë refuzuan të votojnë , ndërsa 2 nga ta ishin pa dokumente identifikimi.

Procesi ëshët udhëhequr nga KQz, përktësishtë KKZ në Prizren dhe monitoruar nga Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në Prizren

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat