Eliza Hoxha voton së bashku me familjen e saj: Ishte emocion dhe përgjegjësi shtesë

Aktuale

Eliza Hoxha voton së bashku me familjen e saj: Ishte emocion dhe përgjegjësi shtesë

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 15:01
Eliza Hoxha

Eliza Hoxha e ka kryer po ashtu obligimin e saj.

Këngëtarja Eliza Hoxha, njëherësh kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, e ka kryer obligimin e saj për të votuar.

Ajo nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se së bashku me familjen e saj sot kanë dalur për të votuar dhe për ta ndryshe nga herët e tjera ka qenë emocion dhe përgjegjësi shtesë.

“Prej përfundimit të luftës të drejtën time për të votuar e kam shfrytëzuar përherë. Për mua vazhdon me qenë akt moral dhe festiv sepse kemi përjetuar shumë vështërsi e padrejtësi, kemi humbur pleq, të rinjë e fëmijë vetëm për të qenë të lirë e për ta gëzu të drejtën për të vendosur e për të zhgjedhur vet. Por sot, sot ishte ditë edhe më e veçantë për mua dhe familjen time, emocion e përgjegjësi shtesë.
Unë votova për të ardhmen, dhe do të punojë përditë për një të ardhme më të mirë për këtë vend si kam bërë pëherë. ? ”, ka shkruar ajo pranë postimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat