Bota po ndjek zgjedhjet në Kosovë, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja

Aktuale

Bota po ndjek zgjedhjet në Kosovë, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 15:20
Foto Ilustrim

Agjencitë botërore po raportojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, duke vlerësuar se rezultati i tyre është thelbësor për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë.

Reuters raporton se negociatat me Beogradin u ndërprenë një vit më parë, pas vendosjes së tarifës për mallrat serbe.

Reuters citon Arton Demhasaj nga Qendra Kërkimore Koha në Prishtinë,  të ketë deklaruar se detyra e parë e qeverisë së re do të jetë rifillimi i negociatave me Beogradin.

"Qeveria te ardhshme do të jetë qeveri e dialogut, dhe vetëm kur të mbarojë dialogu, ne do të duhet të adresojmë çështje reale siç janë korrupsioni, arsimi dhe ekonomia," tha Demhasaj për Reuters.

Agjencia e lajmeve amerikane AP vlerëson se temat kryesore në këto zgjedhje përfshijnë rinovimin e dialogut me Beogradin, por edhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe uljen e papunësisë së lartë, e cila është më shumë se 25 për qind.

AP kujton se zgjedhjet, e katërta që nga shpallja e pavarësisë në 2008, janë thirrur që kur kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqjen në korrik, kur ai u ftua nga Specialja.

AP vlerëson se asnjë parti politike nuk ka të ngjarë të fitojë shumicën, dhe tashmë është vërtetuar se është e vështirë për të formuar një qeveri koalicioni.

Agjencia italiane ANSA thotë se rezultati i zgjedhjeve konsiderohet thelbësore për të vazhduar dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërsa, Euronews raporton se temat që mbizotërojnë zgjedhjet e Kosovës përfshijnë luftimin e gjerë të korrupsionit, papunësinë dhe përkeqësimin e marrëdhënieve me Beogradin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat