PDK: Komisionerët e LDK-së tentojnë vjedhjen e votës në Miradi të Ulët dhe manipulojnë në një tjetër qendër votimi në Fushë Kosovë

Aktuale

PDK: Komisionerët e LDK-së tentojnë vjedhjen e votës në Miradi të Ulët dhe manipulojnë në një tjetër qendër votimi në Fushë Kosovë

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Një tjetër manipulim me vota në Fushë Kosovë kanë tentuar Komisionerët dhe Vëzhguesit e  LDK-së.

Në Qendrën e Votimit me numër 0904E në Miradi të Ulët është tentuar që publikisht të ndikohet në votimin e një qytetareje e cila e ka votuar në vendvotim të gabuar.

Komisionerët dhe vëzhguesit e LDK-së kanë tentuar që t'i marrin fletvotimin dhe t'i japin një tjetër, me qëllim që ta manipulojnë, por votuesja nuk ka pranuar.

Qytetarët janë ankuar se  qytetarja i është nënshtruar presionit të Komisionerëve dhe të Vëzhguesve të LDK-së.

Me ndërhyrjen e vëzhguesve të partive politike dhe kryesuesit, u pengua manipulimi i votës.

Ndërsa një tjetër manipulim ka ndodhur në qendrën e votimit me numër 0901X/01R, në SHFMU “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, me ç’rast tek kutia e votimit është hasur kartela e Lëvizjes VV gjë që bie ndesh me rregullat për zgjedhjet.

Pasi qytetarja ka gjetur këtë kartelë, ka lajmëruar Komisionerët dhe Vëzhguesit, por një nga Komisionerët që dyshohet të jetë i VV, në vend që të raportojë dhe ta shqyrtojë këtë rast, ai ia merr kartelen dhe e shqyen.

Qytetarja ka raportuar për këtë rast edhe tek organet tjera kompetente, ndërsa ne kërkojmë marrjen e masave për parandalimin e parregullsive në qendrat e votimit të cilat e dëmtojnë procesin demokratik.

Dega e PDK-së në Fushë Kosovë kërkon që të mbrohet vota dhe vullneti i lirë i qytetarëve dhe të respektohen rregullat zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat