Sherifi: Në disa fshatra të Drenicës është bërë presion të votohet PDK

Aktuale

Sherifi: Në disa fshatra të Drenicës është bërë presion të votohet PDK

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 15:50
Bilall Sherifi

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se shtabi zgjedhor i tyre ka raportuar për disa parregullsi në procesin zgjedhor në Drenicë. Siç njoftoi ai, në disa fshatra atje ka pasur presion ndaj qytetarëve që të votohet Partia Demokratike e Kosovës.

Para gazetarëve, Sherifi ka thënë se zgjedhjet në përgjithësi janë duke shkuar mirë, përjashtuar disa parregullsi në fshatrat e Drenicës, për të cilat ai ftoi organet e rendit që të ndërmarrin masat të cilat parashihen me ligj.

Sherifi: Në disa fshatra në Drenicë ka përpjekje për presion që të votohet PDK

“Ne si parti kemi një ankesë që është bërë nga shtabi ynë në Skenderaj se ka në këto fshatra ka persona të paautorizuar nëpër objekte shkollore, është lajmëruar në KKZ, nuk është se vetëm ne po e bëjnë raportimin këtu, thjesht po informoj publikun me kërkesë, me një ankesë që e kanë bërë njerëzit e shtabit të Nismës në Skenderaj, ku ka vërejtje se qendrat e votimit në Kllodernicë, Runik, Prekaz i Ulët dhe i Epërm, Ticë, Açarevë, gjimnazi ‘Hamëz Jashari’ Abri e Poshtme, shkolla e mesme Anton Çeta Makërrmal, Izbicë. Pra, këtu sipas raportimit të shtabit tonë del se votuesit janë duke u ndikuar nga një numër i madh personash të paautorizuar dhe janë duke bërë presion të votohet për Partinë Demokratike të Kosovës”, tha Sherifi.

Sherifi tha se shpresojnë që KKZ do të merr masat e nevojshme, në të kundërtën ftoi organet e rendit që  të shkojnë atje dhe të ndërmarrin masat që i parasheh ligji në raste të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat