Qalaj viziton zyrtarët policorë në drejtorinë rajonale të Mitrovicës – Veri, vëzhgon implementimin e planit për zgjedhjet

Aktuale

Qalaj viziton zyrtarët policorë në drejtorinë rajonale të Mitrovicës – Veri, vëzhgon implementimin e planit për zgjedhjet

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 16:34
Rashit Qalaj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka vizituar të dielën Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës – Veri, për të parë nga afër angazhimet e zyrtarëve policor në implementim të planit operacional lidhur me zgjedhjet.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Drejtori Qalaj njëkohësisht vizitoi edhe zyrtarët policor të cilët ishin të caktuar në kryerje të detyrës në disa qendra të votimit në Veri, me ç‘rast aty ka takuar edhe Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel si dhe Ambasadorin Gjerman në Kosovës, Christian Heldt”, thuhet në këtë raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat