Rrahet ashpër anëtari i LDK-së nga aktivistët e PDK-së në Mitrovicë, lëndimi është serioz

Aktuale

Rrahet ashpër anëtari i LDK-së nga aktivistët e PDK-së në Mitrovicë, lëndimi është serioz

Nga: D.RR Më: 6 tetor 2019 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

LDK-ja përmes një komunikate për media ka njoftuar se është sulmuar Fidan Kamberi, arsimtarit të shkollës fillore "Bislim Imeri" në Kçiq të Madh të Mitrovicës, përcjellë “Bota sot”.

Ai është vëllai i kryetarit të Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi.

Sipas LDK-së, ai është sulmuar nga aktivistë të PDK-së.

Komunikata e plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dënon ashpër sulmin brutal nga aktivistët e PDK-së, kundër Fidan Kamberit, arsimtarit të shkollës fillore "Bislim Imeri" në Kçiq të Madh të Mitrovicës.

LDK-ja konfirmon se Fidan Kamberi është vëllai i kryetarit të Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi. Fidan Kamberi ka qenë i angazhuar nga shkolla "Bislim Imeri" për t'u kujdesur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Nga sulmi brutal, ai ka marrë lëndime serioze dhe po trajtohet në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës.

LDK-ja kërkon nga organet kompetente kapjen sa më të shpejtë të autorëve të këtij sulmi dhe ndriçimin e motivit të tij. LDK-ja kërkon nga subjektet garuese të ndikojnë për parandalimin e sulmeve të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat