Edhe më pak se dy orë deri në mbylljen e procesit zgjedhor, Zogiani: Shfrytëzoni ditën, dilni votoni

Aktuale

Edhe më pak se dy orë deri në mbylljen e procesit zgjedhor, Zogiani: Shfrytëzoni ditën, dilni votoni

Nga: V.R Më: 6 tetor 2019 Në ora: 17:32
Avni Zogiani

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, nëpërmjet një deklarate publike, ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të dalin sa më shumë për të votuar, shkruan “Bota sot”.

"Shfrytezojeni mjetin qe keni ne dore per ndryshim: votoni, sa me shume votoni", shkruan Zogiani.

Ndryshe, kanë mbetur dhe më pak së dy orë deri në përfundimin zyrtar të procesit zgjedhor.

Procesi i votimit në të gjithë vendin po vazhdon të vëzhgohet nga Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”. Deri tash, kutive të votimit u janë drejtuar rreth 560 mijë qytetarë nga i gjithë vendi.

Edhe në këto zgjedhje, një numër jo i vogël i qytetarëve e kanë pasur problem që të gjejnë vendvotimet e duhura.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, DnV ka bërë me dije se deri në orën 13:00 janë raportuar rreth 7 mijë e 300 raste që qytetarët e kanë pasur problem gjetjen e vendvotimeve.

“Vështirësitë në gjetjen e vendvotimeve nga votuesit, janë shprehur që në orët e para të mëngjesit.  Në intervalin kohor 09:30-13:00 numri i rasteve kur qytetarët kanë pasur problem në gjetjen e vendvotimeve është 7300 në 1280 vendvotime”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat