Gruas në karrocë i pamundësohet votimi

Aktuale

Gruas në karrocë i pamundësohet votimi

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 17:34
Emine Bajgora

Emine Bajgora iu mohua e drejta për të votuar në këto zgjedhje, për shkakun se nuk u ndihmua nga komisionerët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Qendren “Emin Duraku”.

Ajo shprehu pakënaqësinë e saj për mosndihmën.

” Burri im votoi. Unë prita në veturë dhe deshta për të votuar por zyrtarët nuk erdhën për të më ndihmuar. Nuk e di cila është arsyeja “- tha Bajgora.

” Nuk kam mundësi me ecë me karrocë nuk mund të hipi në katin e dytë. Nuk kemi bërë ankesë se nuk kemi ditur. Me pas ditë e kisha bërë një kërkesë edhe kisha votu në shtëpi. E kam pyetur fqinjen time që ka qenë komisionere, ajo e ka pyet udhëheqësin e qendres por nuk ka më ka përfillur “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat