Nisma: Militantët e PDK-së tentojnë ta tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve - Bota Sot
Nisma: Militantët e PDK-së tentojnë ta tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve

Aktuale

Nisma: Militantët e PDK-së tentojnë ta tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se në Drenas ka pasur shumë parregullsi në procesin e votimit.

Sipas Nismës, militantët e PDK-së të ndodhur para humbjes, janë duke ushtruar presion te votuesit.

Komunikata e plotë e Nismës:

Nisma Socialdemokrate dega në Drenas është duke e përcjellë dhe monitoruar hap pas hapi procesin zgjedhor nëpërmjet komisionerëve dhe vëzhguesve tanë. Militantet e PDK-së të ndodhur para humbjes së sigurt në disa qendra të votimit po mundohet të ushtroj presion votuesve duke qëndruar para shkollës personat të caktuar tentojnë të manipulojnë me vullnetin e qytetareve. Presion mbi votuesit kanë raportuar komisioneret dhe vëzhguesit tanë në Qendrat e Votimit në Komoran dhe në Sankovc. Po ashtu edhe mediet kanë raportuar në lidhje me lënien e letrave me numrat e subjektit të PDK-së në kabinat e votimit në Shkollen fillore “Rasim Kiqina” në Drenas.

I bëjmë thirrje KQZ-së dhe të gjitha institucioneve relevante të marrin masa konform ligjeve dhe udhëzimeve në fuqi me të vetmin qellim që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike. Duke qenë se kanë mbet edhe pak orë deri në mbyllje të qendrave të votimit iu bëjmë thirrje të gjithë qytetareve pa dallim të dalin dhe të votojnë, duke kryer ketë obligimin qytetar ne kontribuojmë të gjithë së bashku në ndërtimin e shtetit ligjor dhe demokratik. NISMA Socialdemokrate kërkon që të mbrohet vota si vullnet i lirë i qytetareve të Republikës së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...