Zhgënjim: Asnjë parti politike nuk mbërrin 23%

Aktuale

Zhgënjim: Asnjë parti politike nuk mbërrin 23%

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 18:18
Foto Ilustrim

Partia e parë nuk mbërrin më shumë se 22,8 për qind ndërsa e dyta i ka 22,2 për qind. Partia e tretë, thuhet të jetë poshtë shifrës 21 për qind, por ka mungesë të të dhënave.

Këto matje janë bërë pas daljes deri në ora 17:00.

Marrë parasysh pritjet që kishin para zgjedhjeve, këto rezultate do t’i lënë të zhgënjyer të gjitha partitë kryesore politike në vend.

Kjo rënie e përqindjes ka të bëj me numrin e madh të daljes në zgjedhje dhe sidomos numrin e partive/koalicioneve të këtyre zgjedhjeve, e që ishin pesë, për dallim nga zgjedhjet e kaluara ku ishin vetëm tre.

Kujtojmë se 20 deputetë do t’iu ndahen partive të pakicave etnike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat