Mustafa: Mos e lëshoni vendvotimin deri në numërimin e votës së fundit

Aktuale

Mustafa: Mos e lëshoni vendvotimin deri në numërimin e votës së fundit

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 18:41
Besian Mustafa

Besian Mustafa zëdhënës i Lidhjes Demokratike të Kosovës në konferencën e fundit para mbylljes së vendvotimeve tha se kanë një varg ankesash, por të gjitha i kanë adresuar te organet kompetente.

Mustafa gjithashtu ka një mesazh për të gjithë komisionarët dhe vëzhguesit.

Mustafa: Mos i lëshoni vendvotimet

“Iu bëj thirrje të gjithë komisionarëve dhe votuesve që të mos lëshojnë vendvotimet e tyre deri në momentin e numërimit të votës së fundit”, tha Mustafa.

 LDK, ka pranuar një varg ankesash nga vendet e votimit,  por sipas Mustafës të gjitha i kanë adresuar te organet përgjegjëse.

Mustafa: Ka ankesa për disa parregullsi

 “Nga tereni kemi pranuar një varg ankesash për shkelje dhe parregullsi të gjitha këto i kemi përcjellë te organet kompetente, dhe presim nga ta që të merren me këto raste sa më shpejt dhe t’u japin zgjidhje”, tha Mustafa.

Mustafa, iu bën thirrje qytetarëve të cilët ende nuk kanë dalë  në qendrat e votimit, të dalin dhe të votojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat