“Fitorja e Vetëvendosjes është e garantuar”

Aktuale

“Fitorja e Vetëvendosjes është e garantuar”

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 19:22
Foto

Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media pas publikimit të EXIT POLL-eve që e nxjerrin këtë parti të parën në këto zgjedhje.

Ish-deputetja, Albulena Haxhiu ka thënë para mediave, se do të garantohet siguria e secilës votë në këto zgjedhje.

Më tutje ka thënë se fitorja e VV-së është e garantuar.

“Të gjithë ishim të angazhuar, ajo çka mund të garantojmë është se do ta mbrojmë secilën votë të qytetarëve të Kosovës, dhe komisionerët janë të angazhuar për këtë. Fitorja e VV-së është e garantuar. Ka optimizëm sipas sondazheve të fundit”, ka thënë ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat