Tahiri: PDK do dal partia e parë, por presim një fitore më të vogël se zakonisht

Aktuale

Tahiri: PDK do dal partia e parë, por presim një fitore më të vogël se zakonisht

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 19:27
Abelard Tahiri

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media pas mbylljes së qendrave të votimit.

Abelard Tahiri nga kjo parti ka thënë janë të informuar që ka ende qytetarë të cilët kanë mbetur pa votuar dhe po presin ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

“Jemi të informuar se ende ka shumë qytetarë të interesuar për të votuar prandaj i ftojmë KQZ-në dhe monitoruesit të mundësojnë procesin e votimit. Nga të gjitha informacionet që kemi nga tereni PDK do të jetë partia e parë por presim një fitore më të vogël se zakonisht”, ka thënë Tahiri, raporton lajmi.net.

Ai ka theksuar se për fat të keq Exit Poll-et ia huqin çdo vit me rezultatet, duke iu referuar Exit Poll-it të Klan Kosovës.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë komisioneve të qëndrojnë në qendra të votimit derisa të përfundoj procesi i numërimit të të gjitha votave. Megjithatë jemi fitues të këtij procesi zgjedhor”, ka përfunduar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat